Inagurohet terminali i ri i autobuzeve ne Berat

Berati tani ka një terminal modern për autobusët. Në inagurimin e tij gjatë ditës së sotme, ministrit i Transportit, Edmond Haxhinasto, u shpreh se qeveria tashmë ka filluar një reformë të thellë për transportin, sepse situata e shërbimit është kaotike dhe terminali i ri i autobuzeve do të jetë zgjidhje.

 

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka përuruar ditën e premte një tjetër terminal autobuzësh, këtë radhë në qytetin e Beratit. Ai theksoi se terminali i ri i autobuzeve do të rinovojë linjat e dyfishta, të cilat do të reduktohen. “Ne kemi filluar një reformë të thellë shumë të rëndësishme për shërbimin e transportit ndërqytetas me proçeset e përmirësimit të standarteve të rrugëve siç e shikoni ju që udhëtoni çdo ditë në Berat. Po investohet në mënyrë shumë të rëndësishme në të gjithë aksin Lushnje- Berat dhe besoj se përpara fundit të vitit do ta kemi rrugën të mbaruar,por kjo nuk mjafton. Eshtë shumë e rëndësishme që të reformohen thellë shërbimet e transportit, ato që vërtet qytetarët i prekin, që vërtet krijojnë një cilësi tjetër jete për qytetarët.

 

Inagurohet terminali i ri i autobuzeve ne Berat1 Inagurohet terminali i ri i autobuzeve ne Berat

 

Sot kemi një situatë kaotike, ku linjat e transportit janë pa plan, janë abuzive, janë të mbivendosura, duke krijuar një kosto të madhe për operatorët dhe për qytetarët. Kjo gjë duhet të ndryshojë; ne këtë jemi duke bërë, po paraqesim një plan integral për reformimin e transportit ndërqytetas në Shqipëri. Nga 467 linja që ka sot vendi, rreth gjysma e tyre janë të mbivendosura dhe kjo është e papranueshme.Operatorët sot shpenzojnë gati 50% të karburantit në mënyrë të panevojshme sepse mbivendosen linjat mbi njëra-tjetrën.

 

Imagjinoni se çfarë kostoje e madhe përoperatorët, se çfarë kostoje e madhe për qytetarët. Kjo duhet të ndryshojë. Terminali i ri i autobuzeve, sigurisht, rinovimi i flotave është një sfidë tjetër e madhe, shumë e rëndësishme. Edhe operatorët ashtu siç kemi dijeni janë duke rënë dakort ta rinovojnë krejtësisht flotën e tyre me qëllim që autobusët që i shërbejnë qytetarëve të jenë modernë, të jenë me komoditetin qëofrohet sot në të gjitha vendet e rajonit dhe të Europës,”- përfundoi Haxhinasto.